FOTO PRINTING ALBANIA

Rreth NESH

Prej vitit 2000

Foto Print Albania

Kompania Foto Print Albania u krijua fal një eksperience të suksesshme mbi 20 vjeçare në fushën e printimeve të fotografisë dixhitale. Qëllimi i krijimit të kësaj kompanie është të ofrojë një shërbim cilësor dhe sa më afër klientit kudo ku ai ndodhet.Zhvillimi i teknologjisë ka bërë ndryshime edhe në qasjen e klientit me biznesin. Ne i’a ofrojmë këtë shërbim nga çdo pajisje dixhitale ( Celular, Kompjuter, Tabletë) duke e ndërthurur me shërbimin postar për t’a çuar këtë shërbim në çdo shtëpi ku ndodhet klienti. Ne ofrojmë një produkt dhe shërbim cilësor me një gamë të gjerë produktesh në fushën e fotografisë. Printime me ngjyra mahnitëse dhe formate nga 4 cm x 5 cm(foto dokumenti) deri në 60 cm x 100 cm plotësojnë nevojat e çdo klienti. Për të arritur cilësinë maksimale të fotos, ne përdorim dhe editimin e tyre në programe profesionale ( Photoshop, Lightroom).

Printime të fotove në Kanavacë për krijimin e “galerie arti” me fotot e pjesëtarëve të familjes tuaj është trendi i çdo familjeve sot.
Ky shërbim vjen për çdo klient apo fotografë profesionistë për t’a bërë sa më të thjeshtë printimin e fotografive, duke ju kursyer kohë dhe para. Ne ju ofrojmë çmime konkurruese duke stimuluar printimin e fotografive. Sa më shumë foto printoni, aq më shumë ulet çmimi i tyre.
Fotografia jeton shumë gjatë vetëm kur është e printuar!

Teknologjia

Zhvillimi i teknologjisë në fushën e fotografisë ka bërë të mundur ndryshimin rrënjësor të cilësisë së printimit. Kalimi nga fotografia me film në fotografinë dixhitale solli dhe ndryshimin e pajisjeve të printimit. Nga laborator me film në laborator dixhital. Ne ofrojmë dy format më të fundit të printimit; Solution lab dhe Dry Lab.

Solution Lab është laborator me solucione për zhvillimin e fotove. Printimi në këta laborator është bazuar në kalimin e fotos në 3 solucione( Developer, Bleach, Stabilizer). Ky lloj laboratori jep një printim cilësor të fotografisë, me ngjyra të plota dhe një jetëgjatësi shumë të gjatë të fotos.

Dry Lab është laborator i thatë ku printimi i fotografive bazohet tek bojrat. Dry Lab përdor 4 ose 6 bojra duke dhënë një printim cilësor të fotos. Ngjyra të plota dhe preçizojnë në printim është karakteristike e këtyre laboratorëve.

Transferimi i fotove

Ky website ju vjen ne  ndihmë për transferimin e fotove duke ruajtur cilësinë e tyre ashtu siç janë në pajisjen tuaj. Qëllimi jonë është të ofrojmë një produkt cilësor pa humbje cilësie(without loss of quality), për shkak të transferimit të tyre nga klienti tek laboratori. Siguria e transferimit është e garantuar nga kompania Google. Gjithashtu, ne ruajmë anonimatin e çdo klienti dhe sigurinë për të dhënat e tyre.

Ju falenderojmë për besimin Tuaj !

Foto Print Albania Team

Scroll to Top
×